EKONOMI

Artikull

Bullgaria është ndër eksportuesit kryesorë të bimëve medicinale në Evropë dhe në botë

Mërkurë, 21 Maj 2025, 08:21

Bullgaria është ndër eksportuesit kryesorë të bimëve medicinale në Evropë dhe në botë

FOTO: mzh.government.bg

Madhësia e shkronjave

Vitet e fundit, në Bullgari janë mbledhur dhe përpunuar 15 000 tonë barëra. Pothuajse 90% e tyre eksportohen. Ekzistojnë mbi 200 bimë medicinale që përdoren gjerësisht në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore.
Tregtia aktive mbulon mbi 20 lloje kryesore, raporton BTA.
"Çaji i Mursalicës, bliri, trëndafili i egër, kamomili, melisa dhe livanda janë ndër bimët bullgare më të kërkuara në tregun ndërkombëtar. Vendi ka potencial të konsiderueshëm për zhvillim të vazhdueshëm dhe rritje të prodhimit dhe eksportit të llojeve të ndryshme të çajit bimor", tha Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov. Ai mori pjesë në hapjen e "Ditës Ndërkombëtare të Çajit - 2025" në Hangzhou të Kinës, ku theksoi potencialin e rëndësishëm të vendit në sektorin e bimëve mjekësore.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mzh.government.bg