Artikull
Sindikatat janë kundër tërheqjes së punëtorëve nga vendet jashtë BE-së
Mërkurë 21 Maj 2025 09:03
Mërkurë, 21 Maj 2025, 09:03
Atanas Kacarçev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Konfederata e Punës "Podkrepa" reagoi ashpër kundër masave të përgatitura për një regjim më të favorshëm për punësimin e personelit nga vendet e treta jashtë BE-së.
Kryeekonomisti i sindikatës, Atanas Kacarçev, i tha BNR-së: "Qeveria po propozon një masë për lirimin e kuotave të migrimit të fuqisë punëtore duke propozuar që 50 për qind e punonjësve të ndërmarrjeve të jenë të huaj. Ky propozim, për fat të keq, nuk mbështetet nga një analizë konkrete. Nuk është e qartë se si është llogaritur saktësisht dhe Sindikata “Podkrepa” nuk e miraton këtë në parim sepse kërcënon tregun vendas dhe krijon kushte për rritjen e papunësisë midis qytetarëve bullgarë."
Sipas rregulloreve aktuale, punëtorët nga vendet e treta nuk mund të kalojnë 20% të stafit të kompanisë, dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme limiti është deri në 35%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип