LAJME

Artikull

Çmimet gjatë sezonit turistik të verës do të rriten jo më shumë se 10%

Mërkurë, 21 Maj 2025, 10:12

Dimitrina Goranova

Dimitrina Goranova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shoqata e Operatorëve Turistikë dhe Agjentëve të Udhëtimit Bullgarë pret një ngadalësim të rritjes së turizmit në Bullgari për shkak të situatës së pafavorshme ekonomike në shumë nga tregjet e emetimit. Për momentin, është e vështirë të parashikohet efekti në sektor pasi Bullgaria u bë anëtare e plotë e Shengenit. Nuk do të na befasojë një rënie eventuale e tregut të Rumanisë për shkak të aksesit më të lehtë për rumunët në vendpushimet bregdetare të Greqisë. Kjo u komentua në një intervistë për BTA nga Zëvendëskryetarja e Shoqatës së Operatorëve Turistikë dhe Agjentëve të Udhëtimit Bullgarë, Dimitrina Goranova.
Sipas saj, nëse do të ketë rritje të turizmit gjatë sezonit të verës, kjo do të jetë nga tregjet kryesore tradicionale, si Britania e Madhe, Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke.
Sipas vlerësimeve paraprake, pushimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi këtë verë nuk do të bëhen më të shtrenjta me më shumë se 10%, tha Goranova.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип