EKONOMI

Artikull

Bullgaria nuk do të ndalojë termocentralet me qymyr në dimër

Mërkurë, 21 Maj 2025, 12:09

Zheço Stankov

Zheço Stankov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria nuk do të detyrohet të mbyllë termocentralet me qymyr ose impiantet e ngrohjes qendrore me qymyr gjatë periudhës së dimrit, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov para fillimit të forumit RE-Source Southeast 2025, i cili po zhvillohet në Parkun Teknologjik të Sofjes, njoftoi BTA. Ministri njoftoi se vendi ynë i ofroi Komisionit Evropian një paketë marrëveshjesh, duke përfshirë mundësinë e shtyrjes së liberalizimit të tregut për konsumatorët familjarë për një kohë të pacaktuar. Përveç kësaj, planifikohet që termocentralet me qymyr në vend të vazhdojnë të funksionojnë pa u kufizuar ose ndaluar. Ministri kujtoi angazhimin e marrë nga vendi ynë për të ulur emetimet me 40% vetëm brenda sektorit të energjietikës, duke shprehur rezerva se pse u bë ky angazhim. U rinegociua  që kjo përqindje të mos zbatohet vetëm brenda një viti kalendarik, pasi nuk do të ishte e mundur të përmbushej në një dimër më të ftohtë. Në vend të kësaj, emetimet do të raportohen bazuar në vlerat mesatare gjatë një periudhe trevjeçare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA