SPORT

Artikull

Bullgaria renditet e 58-ta në botë për sa i përket eksportimit të lojtarëve të futbollit

Mërkurë, 21 Maj 2025, 13:53

Kirill Despodov në PAOK-un grek

Kirill Despodov në PAOK-un grek

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë luajnë jashtë vendit, sipas statistikave të bëra gjatë gjashtë viteve të fundit - nga viti 2020 deri në vitin 2025. Trendi është ende në rritje për Bullgarinë, pasi vendi eksporton 18 lojtarë më shumë sesa në ciklin e fundit, gjë që është edhe për shkak të transferimeve të fundit të shumë lojtarëve të rinj vendas, njofton faqja sportive e internetit Sportal.bg.
Lideri absolut sipas këtij treguesi është Brazili, i cili dha 3020 lojtarë në të gjithë botën në 6 vitet e fundit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип