TURIZËM

Artikull

Turizmi mjekësor tërheq 50 mijë turistë të huaj në Bullgari çdo vit

Mërkurë, 21 Maj 2025, 14:19

Turizmi mjekësor tërheq 50 mijë turistë të huaj në Bullgari çdo vit

FOTO: Radio Bulgaria / Canva

Madhësia e shkronjave

Bullgaria tërheq rreth 50 mijë turistë të huaj mjekësorë çdo vit. Shumica e vizitave lidhen me stomatologjinë, e cila ofron cilësi të lartë dhe çmime 60-70% më të ulëta se ato në vendet e tjera evropiane. Këtë e njoftoi Arkadi Sharkov nga Shoqata Bullgare e Spitaleve gjatë Konferencës së Katërt Kombëtare mbi Turizmin Shëndetësor të Bashkimit Bullgar të Balneologjisë dhe Turizmit SPA, e cila u mbajt në Burgas, njoftoi korrespondentja e BNR-së Milla Mlladenova. Turistët mjekësorë vijnë më shpesh nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Greqia - nga vendet fqinje, dhe nga Evropa Perëndimore - nga Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca dhe vendet skandinave. Ata janë kryesisht midis moshës 35 dhe 65 vjeç. Shumë bullgarë nga jashtë shtetit gjithashtu preferojnë të kryejnë trajtim në atdheun e tyre.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Radio Bulgaria / Canva