SHOQËRI

Artikull

Disa institucione bullgare bëhen pjesë e një itinerari kulturor kushtuar Shenjtorëve Kirill dhe Metodij

Enjte, 22 Maj 2025, 02:05

Disa institucione bullgare bëhen pjesë e një itinerari kulturor kushtuar Shenjtorëve Kirill dhe Metodij

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski", Shkolla e Mesme Kombëtare për Gjuhë dhe Kultura të Lashta "Konstantin-Kirill Filozofi", Instituti Kulturor Bullgar në Bratislavë dhe Fondacioni Glagolitik do të pranohen sot anëtarë të plotë të Asociacionit "Itinerare Kulturore Evropiane për Shenjtorët Kirill dhe Metodij", Asambleja e Përgjithshme e së cilës mbahet sot në Shkup.
Në vitin 2021, Itinerari Kulturor Evropian i Shenjtorëve Kirill dhe Metodij u bë një nga 48 itineraret kulturore të Këshillit të Evropës. Aktualisht, në asociacion anëtarësojnë 7 vende me të drejta të plota: Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Çekia, Sllovakia dhe Polonia. Përfaqësues nga Kroacia, Hungaria dhe Sllovenia veprojnë si anëtarë të asociuar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA