SHOQËRI

Artikull

Jarosllav Veshin - një çek shumëngjyrësh në Bullgari

Enjte, 22 Maj 2025, 03:10

Jarosllav Veshin - një çek shumëngjyrësh në Bullgari

FOTO: Muzeu i Historisë Ushtarake

Madhësia e shkronjave

Më 22 maj, në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake hapet një ekspozitë e quajtur "Një çek shumëngjyrësh në Bullgari". Ekspozita i kushtohet 165-vjetorit të lindjes dhe 110-vjetorit të vdekjes së Jarosllav Veshin - piktorit të parë kryesor në Ministrinë e Luftës, i cili u afirmua si themelues i zhanrit të betejës në vendin tonë dhe pati një ndikim të jashtëzakonshëm në artin bullgar dhe shkollën e pikturës në fund të shekullit të XIX-të dhe fillim të shekullit të XX-të, njoftojnë nga muzeu. Ekspozita paraqet mbi 40 tablo të njerit prej virtuozëve të penelit. Me origjinë çeke, por bullgar në zemër, ai ia kushtoi jetën e tij Bullgarisë dhe krijoi disa nga skenat më prekëse në pikturën bullgare me një ndikim të fortë emocional dhe mjeshtëri artistike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake