Enjte 22 Maj 2025 11:47
Enjte, 22 Maj 2025, 11:47
Daniell Mitov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shumica e "vendasve" (pjesëmarrës në bandat rinore që kanë lindur në vendin tonë vitet e fundit) janë identifikuar tashmë dhe po punohet me prindërit e tyre. Këtë e njoftoi Ministri i Brendshëm Daniell Mitov. "Vendasit" janë të rinj agresivë, shpesh nga familje të pasura, të veshur me rroba sportive të zeza, të cilët shkojnë në grupe dhe sulmojnë e rrahin njerëz të rastësishëm, duke shkatërruar pronën publike dhe private.
Dje, në një konferencë për shtyp, Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev deklaroi se po fillojnë përgatitjet për një projektligj krejtësisht të ri për drejtësinë e të miturve.
"Ministria e Brendshme nuk është fajtore për shfaqjen e të ashtuquajturave vendas", theksoi Ministri i Brendshëm.
Sipas tij, këto janë fenomene që janë lënë pas dore për dekada të tëra. "Kulti në vazhdim të dekadave ndaj kriminelëve, ndaj çallgës*, sendeve, makinave të shtrenjta, çon në këtë. Ndonjëherë mungesa e kujdesit prindëror, e vëmendjes së mjaftueshme të sistemit arsimor ndaj këtij lloji adoleshentësh çon në një fenomen të tillë", komentoi ai.
*Muzikë komerciale që gërsheton melodi bullgare, arabe, turke, greke dhe rome. "Çallga" në kontekstin konkret nuk do të thotë thjesht një zhanër muzikor, por një fenomen kulturor i lidhur me një mënyrë të caktuar jetese, vlerash dhe estetike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип