LAJME

Artikull

Produktet bullgare janë gjithnjë e më të njohura dhe të kërkuara në tregun kinez

Enjte, 22 Maj 2025, 13:34

Produktet bullgare janë gjithnjë e më të njohura dhe të kërkuara në tregun kinez

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Bullgaria përfaqësohet me stendën e saj në Ekspozitën e katërt Ndërkombëtare Kinë-Еvropa Qendrore dhe Lindore, e cila zhvillohet nga 22 deri më 25 maj. "Interesi i konsumatorëve kinezë për produktet bullgare është i pamohueshëm. Kosi, kozmetika dhe produktet e trëndafilit janë vetëm disa nga shembujt e mirë. Një demonstrim i kësaj është fakti se gjithnjë e më shumë prodhues të tillë po arrijnë të hyjnë në tregun kinez dhe produktet e tyre mund të vërehen dhe blihen në vende të ndryshme në Kinë", komentoi zëvendëskryeministri Atanas Zafirov gjatë ekspozitës në Ningbo.
Bullgaria tradicionalisht është përfaqësuar në këtë ekspozitë, e cila me kalimin e viteve është bërë një nga forumet më të rëndësishme për promovimin e lidhjeve midis Kinës dhe vendeve të EQL-së.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Këshilli i Ministrave