Artikull
Një delegacion bullgar është në Romë dhe Vatikan në prag të 24 majit
Enjte 22 Maj 2025 14:51
Enjte, 22 Maj 2025, 14:51
FOTO: government.bg
Madhësia e shkronjave
Një delegacion bullgar, i udhëhequr nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, është për vizitë në Vatikan dhe Romë më 22 dhe 23 maj 2025. Gjatë vizitës, që tradicionalisht mbahet në prag të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, alfabetit bullgar, arsimit, kulturës dhe letërsisë sllave, përfaqësuesit bullgarë i bëjnë homazhe vendeve të shenjta të lidhura me veprën e mësuesve të parë dhe me Bullgarinë.
Sot, 22 maj, delegacioni vendosi kurora në bustin-monument të Kapеdanit Petko Vojvoda dhe në monumentin e patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov. Në programin e kryeministrit deri në fund të ditës janë planifikuar takime me Kryeministren italiane Giorgia Meloni, njoftoi e dërguara e Radios Kombëtare Bullgare në Romë, Cvetelina Stojanova.
Më 23 maj, Zheljazkov do të pritet në audiencë nga Shenjtëria e Tij Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik, dhe më pas do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: government.bg
Publikoi / Publikuan: БНР екип