LAJME

Artikull

Të huajt në Bullgari punojnë kryesisht në turizëm, ndërtim dhe transport

Enjte, 22 Maj 2025, 16:17

Të huajt në Bullgari punojnë kryesisht në turizëm, ndërtim dhe transport

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Më shpesh, punëtorët e huaj në Bullgari punojnë në sektorët e turizmit, ndërtimit dhe transportit. Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare Atanas Kacarçev, kryeekonomist i Sindikatës “Podkrepa”. Sipas tij, për shkak të mungesës së personelit mjekësor, është e mundur që edhe në kujdesin shëndetësor të drejtohen të huaj.
Sindikata është fuqimisht kundër lehtësimit të regjimit për punësimin e të huajve. "Aktualisht ekziston një regjim që u lejon kompanive të mëdha të punësojnë deri në 20% të huaj në stafin e tyre, dhe për kompanitë e vogla dhe të mesme deri në 35%. Qeveria po propozon që 50% e të gjithë personelit të mund të jenë të huaj, pa asnjë analizë", komentoi Kacarçev.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES