Artikull
Parashikimi i motit për 23 majin 2025
Temperaturat arrijnë 29 gradë të premten
Enjte 22 Maj 2025 16:45
Enjte, 22 Maj 2025, 16:45
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Të premten do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re shiu dhe në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra, përkohësisht intensive - të konsiderueshme në Rrafshinën e Danubit, në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina dhe në Bullgarinë Lindore. Temperaturat do të rriten dhe maksimumi do të arrijë 24°-29°, në Sofje - rreth 24°.
Në male do të jetë kryesisht me diell në mëngjes, dhe re shiu pasdite. Në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra, përkohësisht intensive. Do të fryjë erë jugperëndimore mesatare deri e fortë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 18°, në 2000 m - rreth 12°.
Mot me diell do të mbizotërojë përgjatë bregdetit të Detit të Zi me rritje të përkohshme të vranësirave. Në zona të caktuara përgjatë bregdetit verior do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 21° dhe 24°, dhe uji i detit - nga 12° deri në 17°. Valët e detit do të jenë 2-3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Publikoi / Publikuan: БНР екип