Më 23, 24 dhe 25 maj, në sheshin “Svoboda” nëqytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore) do të mbahet një Festival i Zanateve dhe Arteve. Artistë nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në të, duke prezantuar traditat dhe kulturën bullgare. Së bashku me ta, do të marrin pjesë edhe të diplomuar të institucioneve të specializuara arsimore, të cilët do të prezantojnë specialitete që lidhen me zanatet dhe artet. Do të ketë gjithashtu një “Rrugicë Shijesh” - një zonë për ushqime bujqësore dhe artizanale, produkte natyrale dhe frymëzim kulinar.
Lexoni më shumë për shijet tradisionale bullgare nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Lexoni më tepër për zanatet bullgare nga koleksioni i Radio Bullgarisë: Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: festivali.eu