Artikull
Kryeministrat bullgarë dhe italianë planifikojnë projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes
Premte 23 Maj 2025 06:02
Premte, 23 Maj 2025, 06:02
FOTO: government.bg
Madhësia e shkronjave
Forcimi i bashkëpunimit dypalësh ekonomik midis Bullgarisë dhe Italisë, pjesëmarrja në projekte të përbashkëta mbrojtëse dhe arritja e paqes në Ukrainë ishin temat e takimit midis kryeministrit bullgar Rosen Zheljazkov dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni në Romë, njoftoi e dërguara e Radios Kombëtare Bullgare Cvetelina Stojanova. Një delegacion bullgar i kryesuar nga Kryeministri ndodhet në kryeqytetin italian me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës bullgare, si dhe të letërsisë sllave.
"Aktualisht, qarkullimi tregtar është rreth 6 miliardë euro, por ambicia jonë është të fillojmë punë serioze në projektet e infrastrukturës, dhe kjo është arsyeja pse folëm për lidhjen e bizneseve italiane dhe bullgare. Për këtë qëllim, do t'i ngarkojmë Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Energjisë dhe Ministrit të Mbrojtjes me projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes", u tha Rosen Zheljazkov gazetarëve.
Gjatë bisedimeve, Kryeministri bullgar theksoi gjithashtu mundësinë e ndërmjetësimit të Selisë së Shenjtë në kërkimin e një zgjidhjeje për armëpushimin në Ukrainë.
Sot, Rosen Zheljazkov do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV, pas së cilës do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: government.bg
Publikoi / Publikuan: БНР екип