LAJME

Artikull

Protesta civile kundër sindikatave në Sofje

Premte, 23 Maj 2025, 06:40

Protesta civile kundër sindikatave në Sofje

Madhësia e shkronjave

Banorët e Sofjes po protestojnë sot kundër dy sindikatave më të mëdha, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare. Demonstrata e tyre do të zhvillohet nën moton "Jo përparësisë së punës me kualifikim të ulët mbi dijen".
“Eventi është një iniciativë qytetare kundër politikave dhe protestave të organizuara nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, të cilat këmbëngulin që pagat në sektorët me kualifikim të ulët, siç është transporti publik, të jenë më të larta se ato të mjekëve, inxhinierëve, mësuesve, avokatëve, shkencëtarëve dhe specialistëve të tjerë me arsim të lartë dhe shumë vite trajnimi”, shkruajnë organizatorët në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk janë kundër pagës së mirë për asnjë profesion.
Një protestë e dytë nga studentët dhe punonjësit e mjekësisë në Sofje, Varna dhe Pleven po përgatitet në rrjetet sociale për shkak të "shpërblimit të padrejtë".
Lexoni më tepër nga arki ynë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип