LAJME

Artikull

4 milionë bullgarë do të mund të testohen falas në shtëpi për dy lloje kanceri

Premte, 23 Maj 2025, 11:29

4 milionë bullgarë do të mund të testohen falas në shtëpi për dy lloje kanceri

FOTO: Ministria e Shëndetësisë

Madhësia e shkronjave

Ministria e Shëndetësisë po përgatit një program për testimin në shtëpi të kancerit të zorrës së trashë dhe qafës së mitrës. Testet do të jenë falas dhe do të shpërndahen nga mjekët e përgjithshëm dhe inspektoratet rajonale shëndetësore, njoftoi reporterja e BNR-së Elena Bejkova. Fushata pritet të fillojë në tetor. Testet e kancerit të qafës së mitrës do të mbulojnë gratë në moshë nga 25 deri në 65 vjeç, dhe testet e kancerit të zorrës së trashë do të mbulojnë burra dhe gra të moshës 45 deri në 75 vjeç.
Testimi synon mbi 4 milionë njerëz, pavarësisht nëse kanë sigurim shëndetësor apo jo, shpjegoi Kryeinspektori Shtetëror i Shëndetësisë Angell Kunçev.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Shëndetësisë

Publikoi / Publikuan: БНР екип