Artikull
Bullgaria vlerëson përpjekjet e Urdhrit të Maltës në mbështetje të të drejtave të njeriut
Premte 23 Maj 2025 12:58
Premte, 23 Maj 2025, 12:58
FOTO: Shërbimi Qeveritar i Informacionit
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Rosen Zheljazkov u takua në Romë me Kancelarin e Madh të Urdhrit të Maltës, Rikardo Paterno di Montekupo. Kryeministri theksoi se Bullgaria vlerëson aktivitetet fisnike dhe humanitare të Urdhrit, të cilat janë në përputhje me vlerat tona të përbashkëta për promovimin e paqes dhe të drejtave universale të njeriut. Ai theksoi se përpjekjet e vazhdueshme në mbështetje të jetës dhe dinjitetit njerëzor, të personave të cenueshme dhe personave me aftësi të kufizuara, fëmijëve dhe të moshuarve, të gjithë njerëzve në nevojë në mbarë botën meritojnë lëvdata dhe njohje të larta.
Zheljazkov shprehu besim se vendi ynë do të vazhdojë të zhvillojë bashkëpunimin me Urdhrin. Vitin e kaluar u mbushën 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Urdhrit të Maltës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shërbimi Qeveritar i Informacionit
Publikoi / Publikuan: БНР екип