Presidenti Rumen Radev ia referoi sot çështjen Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të detyrueshëm të Kushtetutës dhe për të shpallur të pavlefshëm refuzimin e kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, për të paraqitur për shqyrtim nga parlamenti propozimin për mbajtjen e një referendumi kombëtar me pyetjen "A jeni dakord që Bullgaria të vërë në shfrytëzim monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?". Në arsyet e tij, kreu i shtetit thekson se kjo do të siguronte një ekuilibër midis demokracisë së drejtpërdrejtë dhe asaj përfaqësuese.
Presidenti paraqiti propozimin e tij për të mbajtur një referendum mbi euron më 12 maj. Të nesërmen, kërkesa e tij u kthye nga kryetarja e parlamentit, e cila deklaroi se ai nuk do të shqyrtohej nga Kuvendi Popullor, sepse nuk është në përputhje me dispozitat e Kushtetutës.
Lexoni më tepër mbi temën nga arkivi i Radio Bullgarisë: