Premte 23 Maj 2025 15:32
Premte, 23 Maj 2025, 15:32
FOTO: Ministria e Turizmit
Madhësia e shkronjave
Ministri i turizmit Mirosllav Borsos zhvilloi një takim pune me homologun e tij kroat Tonçi Glavina në Zagreb këtë javë, njoftoi Ministria e Turizmit. Fokusi i bisedimeve ishte në përfitimet e adoptimit të euros për një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomikë - turizmin. Borshosh theksoi se sektori i turizmit në Bullgari është gati për miratimin e euros, gjë që do ta bëjë vendin tonë edhe më tërheqës për turistët e huaj. "Industria është e përgatitur dhe ka përshtatur sistemet dhe proceset e saj për rezervime dhe pagesa të lehta për shërbimet në hotele, restorante, produkte turistike, të pagueshme në euro", tha ministri bullgar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Turizmit