Artikull
Influencuesja bullgare e inteligjencës artificiale Ahinora përshëndet eurodeputetët
Premte 23 Maj 2025 15:51
Premte, 23 Maj 2025, 15:51
FOTO: YouTube / Ahinora
Madhësia e shkronjave
Influencuesja virtuale bullgare Ahinora bëri debutimin e saj në Parlamentin Evropian duke përshëndetur eurodeputetët. Ahinora është imazhi i parë bullgar, dhe tani një influencuese, e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, njoftoi shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian.
Ajo bëri një deklaratë si pjesë e punës së Komisionit për Kulturë të Parlamentit Evropian, i cili diskutoi temën e inteligjencës artificiale. Ahinora prezantoi mundësitë e imazheve digjitale për të punuar në dobi të shoqërisë, kulturës dhe industrive krijuese. Ajo është krijuar me ide të agjencisë digjitale bullgare BG Content.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube / Ahinora
Publikoi / Publikuan: БНР екип