Artikull
Parashikimi i motit për 24 majin
Një ditë festive me shi
Premte 23 Maj 2025 16:40
Premte, 23 Maj 2025, 16:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Jugore do të ketë vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra dhe të konsiderueshme. Proceset në rajonet lindore do të jenë më pak intensive. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht midis 19° dhe 24°, në Sofje - 18-19°.
Mbi male gjithashtu do të formohen vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje shiu përkohësisht intensive dhe të konsiderueshme, me stuhi dhe breshër. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 18°, në 2000 m - rreth 10°.
Mbi bregdetin e Detit të Zi do të zhvillohen vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra vende-vende. Temperaturat maksimale do të jenë midis 20° dhe 25°. Temperatura e ujit të detit do të jetë midis 12° dhe 16°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип