Artikull
"Trend": 43% e bullgarëve nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë vitit të fundit
Shtunë 24 Maj 2025 07:56
Shtunë, 24 Maj 2025, 07:56
FOTO: rctrend.bg
Madhësia e shkronjave
Shumica e bullgarëve (83%) e konsiderojnë të rëndësishëm leximin e librave. Megjithatë, katër nga dhjetë persona (43%) pranojnë se nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë vitit të fundit, sipas të dhënave nga një anketë e agjencisë sociologjike "Trend" e porositur nga "24 Çasa", e kryer midis 12 dhe 18 majit 2025.
Arsyeja kryesore midis atyre që nuk kanë lexuar libra vitin e fundit është mungesa e interesit (43%), e ndjekur nga mungesa e kohës (34%). Mungesa e interesit shprehet fuqishëm tek më të rinjtë - nën 30 vjeç.
Leximi i librave në letër mbetet formati më i preferuar midis bullgarëve (61%). Pak më shumë se një e pesta (21%) preferojnë librat elektronikë. Publikimet në letër dominojnë tek popullata e moshuar. 4% e qytetarëve bullgarë dëgjojnë audiolibra.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: rctrend.bg