Artikull
Një pullë postare përkujton Takimin e 20-të Botëror të Mediave Bullgare
Shtunë 24 Maj 2025 09:16
Shtunë, 24 Maj 2025, 09:16
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit Sllav, si dhe të Takimit të 20-të Botëror të Mediave Bullgare që fillon sot, 24 maj, u validua zyrtarisht sot në Ministrinë e Transportit dhe Komunikacionit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit Grozdan Karaxhov dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare Kirill Vëllçev.
Karaxhovi theksoi se, ashtu si alfabeti përbëhet nga shkronja në dukje të vogla që, kur kombinohen, fillojnë të flasin, ashtu edhe pulla është e vogël, por në fakt është një shenjë e madhe sepse është një lloj monumenti dhe mbetet përgjithmonë.
Pulla paraqet një mural të pikturuar në hyrje të Manastirit të Klisurës "Shën Kirill dhe Metodij" dhe ka një vlerë nominale prej 0.95 levash. Është shkruar në bullgarisht dhe anglisht - "Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare", si dhe tema e takimit "Media dhe Dituria".
FOTO: БТА
Pulla u pikturua nga artisti Ljudmill Veselinov, i cili është gjithashtu Guvernatori Rajonal i Rajonit të Pernikut.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип