Artikull
E3 zgjerohet zyrtarisht me itinerarin për këmbësorë "Rruga e Detit të Zi"
Shtunë 24 Maj 2025 12:36
Shtunë, 24 Maj 2025, 12:36
FOTO: Facebook/blacksearoute
Madhësia e shkronjave
Itinerari turistik ndërkombëtar E3, pjesë e së cilës është itinerari "Kom-Emine" përgjatë kreshtës së malit Stara Pllanina, po zgjerohet zyrtarisht. Federata Evropiane e Turistëve ERA njoftoi se zyrtarisht pranon versionin për këmbësorë të "Rrugës së Detit të Zi" si një zgjatim të itinerarit evropian E3 në drejtimet veriore dhe jugore përkatësisht drejt Durankullakut dhe Rezovos, njoftoi shoqata "Rruga e Detit të Zi" në Facebook.
FOTO: Facebook/blacksearoute
Itinerari еvropian për këmbësorë E3 ka një gjatësi prej më shumë se 8800 km nga Oqeani Atlantik deri në Detin e Zi, duke kaluar nëpër territoret e Spanjës, Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Gjermanisë, Republikës Çeke, Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/blacksearoute