SHOQËRI

Artikull

Festa e alfabetit dhe kulturës bullgare festohet në pjesë të ndryshme të botës

Shtunë, 24 Maj 2025, 15:46

Festa e alfabetit dhe kulturës bullgare festohet në pjesë të ndryshme të botës

FOTO: Facebook/muzeulsatului

Madhësia e shkronjave

24 maji bashkoi bullgarët në mbarë botën, të cilët festuan Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, alfabetin, arsimin dhe kulturën bullgarе, si dhe letërsinë sllave me ngjarje të ndryshme.
Një program i pasur festiv u organizua sot në muzeun e fshatit “Dimitrie Gusti” në Bukuresht të Rumanisë. U demonstruan kostume popullore bullgare që vishen në veri dhe në jug të Danubit, u prezantua një ekspozitë fotografike me foto të përfaqësuesve të komunitetit bullgar dhe u mbajtën punëtori krijuese për fëmijë për vizatim dhe krijim maskash kukerësh, njoftoi misioni ynë. Në fqinjin tonë verior 24 maji është shpallur Ditë e Gjuhës Bullgare që nga viti 2015
Përshëndetje për festën bëri edhe deputeti ukrainas dhe president i Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë, Anton Kisse, i cili theksoi: "Për më shumë se dy shekuj, bullgarët në Ukrainë kanë transmetuar të folurën, kulturën, traditat dhe zakonet e tyre amtare bullgare brez pas brezi. Në shkollat tona dëgjohet e folura bullgare tingëlluese, dhe në qendrat e kulturës këndohen këngë magjepsëse vendase."
Bullgarët në Vjenë tradicionalisht vendosën lule para monumentit të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij në oborrin e Institutit Kulturor Bullgar "Haus Wittgenstein". Maturantët e shkollës vendase bullgaro-austriake “Shën Kirill dhe Metodij” dhanë një koncert festiv.
24 maji është shpallur zyrtarisht Dita e Trashëgimisë Kulturore Bullgare në qytetin Niagara Falls, Ontario, njoftoi disa ditë më parë Konsullata jonë e Përgjithshme në Toronto. "Deri më tani, nuk ka pasur iniciativa të ngjashme në praktikën komunale të qytetit dhe Bullgaria është ndër vendet e para që mund të mburret me ditën e vet të trashëgimisë kulturore të festuar nga një komunë", theksuan diplomatët tanë në Facebook.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/muzeulsatului, Facebok/Shoqata e Bullgarëve në Ukrainë, Facebook//HausWitttgenstein

Publikoi / Publikuan: БНР екип