Artikull
Udhëtim retro tërheqës midis Sofjes dhe Pernikut me rastin e Ditës së Fëmijëve
Dielë 25 Maj 2025 10:40
Dielë, 25 Maj 2025, 10:40
FOTO: bdz.bg
Madhësia e shkronjave
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik dhe anasjelltas, njofton BTA. Të gjithë fëmijët që udhëtojnë do të marrin dhurata.
Treni do të tërhiqet nga lokomotiva legjendare me avull nr. 46.03, e njohur si "Baba Meca" (“Gjyshja Arusha”).
Udhëtimi festiv do të përfshijë pesë vagonë të tjerë pasagjerësh të dekoruar tematikisht, si dhe një nga treni qeveritar "Vitosha Ekspres", i cili do të jetë i disponueshëm për t'u parë gjatë qëndrimit në stacionin e Pernikut.
Udhëtimi do të fillojë në orën 9:50 të mëngjesit më 1 qershor nga Stacioni Qendror i Sofjes. Pas mbërritjes në Pernik, pasagjerët do të kenë kohë të mjaftueshme për të shëtitur përreth dhe për t'u bashkuar me programin festiv në qytet.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bdz.bg
Publikoi / Publikuan: БНР екип