LAJME

Artikull

Ka filluar mbledhja e trëndafilave në rajonin e Kazanllëkut

Dielë, 25 Maj 2025, 13:35

Ka filluar mbledhja e trëndafilave në rajonin e Kazanllëkut

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Rituali i mbledhjes së trëndafilave ka filluar në kopshtet e trëndafilave pranë Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), njoftoi bashkia. Dhjetëra të ftuar u mblodhën në kopshtet me trëndafila pranë fshatit. Kënçevo, për të mësuar rreth traditave të kultivimit të trëndafilave vajorë dhe prodhimit të vajit të trëndafilit, të cilat e kanë bërë Bullgarinë të famshme në të gjithë botën.
Vjelësit e trëndafilave me kostume popullore e rikrijuan ritualin dhe u dhanë atyre që dëshironin mundësinë të bashkoheshin dhe të zhyteshin në magjinë e trëndafilit vajdhënës.
Ritualet tradicionale të mbledhjes së trëndafilave janë pjesë e programit "Festa e Trëndafilit". Ngjarje të tilla do të ketë çdo të shtunë dhe të diel në masive të ndryshme në Luginën e Trëndafilave - në fshatrat Kënçevo, Çerganovo, Rozovo, Ovoshtnik dhe Jasenovo. Banorët dhe mysafirët e qytetit do të jenë gjithashtu në gjendje të vëzhgojnë ritualin e prodhimit të trëndafilave në kompleksin etnografik Kullata dhe në Muzeun e Trëndafilit në Kazanllëk.

FOTO: архив

Festa e Trëndafilit në Kazanllëk do të zgjasë deri më 8 qershor.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA, BGNES, arkiv