Hënë 26 Maj 2025 03:05
Hënë, 26 Maj 2025, 03:05
FOTO: YouTube /Boyana Violin
Madhësia e shkronjave
Bojana Zheljazkova e paraqet muzikën e saj me po aq mjeshtëri, duke e interpretuar atë në violinë, kitarë dhe duke kënduar. Ajo filloi të studionte violinë që kur ishte fëmijë, luante fillimisht në një Orkestër Dhome me të rinj, pastaj në një grup roku, ndërkohë ishte pjesë në projekte teatrale për të cilat krijonte muzikë. Ajo regjistroi me një violinë solo kolonën zanore të një loje, duke punuar me artistë nga e gjithë bota. Ne e njohim atë si pjesë të formacioneve Balkan Winds, Wet Pebbles etj.
Zhanret e ndryshme në të cilat ajo punon ndikojnë në muzikën e saj origjinale - ajo ndërthur muzikën klasike, xhazin, elektronikën, tingullin modern dhe madje edhe folklorin. Kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në "Rhodope Dream" ose "Endrra e Rodopeve", një pjesë e bazuar në këngën popullore "Kisimlijçe, kisimdarçe". Përveç vetë Bojana Zheljazkovës, mbi aranzhimin punuan edhe Georgi Strezov dhe Asen Marinov.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: YouTube /Boyana Violin
Publikoi / Publikuan: БНР екип