MUZIKË

Artikull

"Mjegull" – një këngë nga albumi i Cveta Botevës

Martë, 27 Maj 2025, 03:05

"Mjegull" – një këngë nga albumi i Cveta Botevës

FOTO: YouTube

Madhësia e shkronjave

E rritur në një familje këngëtarësh opere, e reja Cveta Boteva iu drejtua muzikës që në moshë të re. Këndoi në një kor kishtar dhe në disa grupe. Filloi të krijojë këngë të veta si terapi pas periudhës së vështirë të pandemisë. Zakonisht këngëtarja e re shkruan së pari tekstin, pastaj krijon muzikën, dhe për aranzhimet i beson autorit, interpretuesit dhe producentit të njohur Robi Nikollov.

FOTO: Facebook/ Tsveta

Një nga këngët e Cvetës është "Mjegull", e përfshirë në albumin e saj të parë "Koktej". Këngëtarja e re e prezanton në këtë mënyrë:
“Ndonjëherë ne vetë vendosim kufij dhe korniza që na pengojnë të jetojmë, të zhvillohemi dhe të krijojmë. Megjithatë, njeriu duhet të vazhdojë të ecë përpara dhe pa e kuptuar do të zbulojë dritën. Mjegulli do të bashkohet me frikën dhedo të tërhiqet, duke i lënë vendin shqisave. Do të shohim dhe do të na shohin përsëri!"
Përpiloi: Diljana Traçeva Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: YouTube, Facebook/ Tsveta