Artikull
Mjekë të rinj dhe të ardhshëm nga gjashtë qytete protestuan për paga të mira
Martë 27 Maj 2025 06:06
Martë, 27 Maj 2025, 06:06
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Studentët e mjekësisë, mjekët e rinj dhe specialistët mjekësorë nga gjashtë qytete – Sofja, Plovdivi, Pleveni, Burgasi, Varna dhe Stara Zagora, protestuan njëkohësisht për paga më të larta, kushte të mira pune dhe orare të rregulluara pune, njoftoi BGNES. Përpara Ministrisë së Shëndetësisë në kryeqytet, demonstruesit mbanin lart postera me fjalët: "Nuk ka motivim!", "Dua një të ardhme në Bullgari!". Sipas protestuesve, paga mesatare e një profesionisti të kujdesit shëndetësor është e barabartë ose pak mbi mesataren kombëtare. Paga mesatare e një mjeku të ri në një spital shtetëror ose bashkiak është 1998 leva, ndërsa ajo e një infermiere në të njëjtat institucione mjekësore arrin në 1500 leva. Mjekët e rinj kërkojnë që paga e tyre bazë bruto të jetë 3.5 herë më e lartë se minimumi për vendin, dhe infermieret, rehabilituesit dhe asistentët e mjekëve – 150% e pagës mesatare për vendin.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA