Artikull
Presidenti falënderoi mediat për ruajtjen e lidhjes midis komuniteteve bullgare jashtë vendit dhe atdheut
Martë 27 Maj 2025 06:17
Martë, 27 Maj 2025, 06:17
Në Vërshec, Presidenti Rumen Radev, mori pjesë në Takimin e 20-të të Mediave Bullgare Jashtë Vendit
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Na pëlqen të themi se Bullgaria shtrihet për aq sa ka bullgarë. Që kjo hapësirë shpirtërore, këta kufij shpirtërorë të Bullgarisë, të jenë të gjallë dhe të shëndetshëm, duhet të ketë një lidhje të fortë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit. Këtë e deklaroi në Vërshec Presidenti Rumen Radev, i cili më 26 maj mori pjesë në Takimin e 20-të të Mediave Bullgare Jashtë Vendit. Presidenti shprehu mirënjohje ndaj gazetarëve bullgarë në mbarë botën për përpjekjet e tyre për të ruajtur lidhjen midis komuniteteve bullgare jashtë vendit dhe atdheut. Disa nga gazetarët e pranishëm e ftuan kreun e shtetit të vizitojë vendet ku jetojnë dhe punojnë. Rumen Radev i pranoi ftesat me mirënjohje dhe shprehu gatishmëri për takime të ardhshme me komunitetet bullgare jashtë shtetit, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип