Artikull
Kultivuesit e trëndafilave presin një korrje të dobët dhe një rishikim të çmimeve të blerjes
Martë 27 Maj 2025 09:11
Martë, 27 Maj 2025, 09:11
FOTO: BGNES, arkiv
Madhësia e shkronjave
Vjelja esivjetshme e trëndafilave po fillon me probleme serioze për shkak të të ftohtit të zgjatur, njofton BGNES. Ata që merren me këtë biznes parashikojnë një korrje jashtëzakonisht të dobët. Kjo po shkakton shqetësime serioze financiare, pasi kostot e kultivimit të trëndafilave nuk mund të mbulohen nga çmimet aktuale të blerjes. Në vendin tonë ka rreth 62 mijë hektarë plantacione trëndafilash që japin vaj, por vetëm 40 mijë prej tyre kultivohen në mënyrë aktive. Zonat e mbetura nuk mirëmbahen ose janë braktisur për shkak të rentabilitetit të ulët të sektorit. Kultivuesit e trëndafilave po kërkojnë mbështetje të mjaftueshme shtetërore dhe një rishikim të çmimeve të blerjes, pasi përndryshe jetesa tradicionale e rajoneve të tëra mund të zhduket.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkiv
Publikoi / Publikuan: БНР екип