LAJME

Artikull

Organizatat joqeveritare kërkuan zgjedhjen e menjëhershme të një avokati të popullit

Martë, 27 Maj 2025, 09:33

Organizatat joqeveritare kërkuan zgjedhjen e menjëhershme të një avokati të popullit

FOTO: Lex.bg

Madhësia e shkronjave

Në një letër të hapur drejtuar kryetarëve të Kuvendit Popullor dhe grupeve parlamentare, 12 organizata joqeveritare kërkuan zgjedhjen e menjëhershme të një avokati të popullit, njoftoi gazetarja e BNR-së Sillvija Velikova. Ata kujtojnë se institucioni nuk ka drejtues për një vit e pesë muaj dhe se është ndër organet që duhet të propozojnë përfaqësuesin e tyre në komisionin e emërimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Kundër Korrupsionit. Organizatat joqeveritare shprehin habi për pamundësinë e deputetëve për të zgjedhur një avokat të ri të popullit. “Një sjellje e tillë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të drejtat dhe interesat e qytetarëve dhe shoqatave të tyre, tregon neglizhencë ndaj kësaj zgjedhjeje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe krijon përsëri një ndjesi të pazarllëkut prapa skenave, në vend të konkurrencës së ndershme”, theksohet në letër.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Lex.bg