Artikull
Deljan Peevski njoftoi se fraksionet e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë po bashkohen
Martë 27 Maj 2025 12:02
Martë, 27 Maj 2025, 12:02
Xhevdet Çakërov (djathtas) dhe Deljan Peevski
FOTO: DPS-Fillimi i Ri
Madhësia e shkronjave
Deljan Peevski, kreu i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - Fillimi i Ri, u takua me Xhevdet Çakërov, kryetar i grupit parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë" (rreth Ahmed Dogan). Gjatë një bisede të thelluar, të dy vendosën që "faqja e përçarjes dhe konfrontimit gjatë muajve të fundit duhet të mbyllet. Të dy besojnë se njerëzit dhe zgjidhja e problemeve të tyre janë qëllimi kryesor i çdo partie dhe formacioni politik, prandaj Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë duhet të dalë e bashkuar dhe më e fortë se kurrë pas kësaj krize". Kjo u njoftua nga shërbimi për shtyp i DPS-Fillimi i Ri.
“Bashkimi në emër të popullit dhe integriteti i partisë është e vetmja rrugë që do të garantojë zbatimin e të gjitha angazhimeve dhe të pritjeve të votuesve”, theksojnë ata. Vetë Xhevdet Çakërovi jep dorëheqjen si kryetar i DPS - DPS.
"Nuk kemi asnjë marrëveshje për ndonjë bashkim, udhëheqja e partisë dhe Ahmed Dogan janë të njohur me të gjitha proceset", tha për BNR-në Hasan Azis, i cili është anëtar i Këshillit të ri të Kryetarit të DPS-së, të kryesuar nga Ahmed Dogan. Një deklaratë zyrtare mbi rastin pritet më vonë sot nga fraksioni i DPS-së rreth Doganit.
Redaktoi:Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: DPS-Fillimi i Ri