LAJME

Artikull

Edhe Prokuroria me masa kundër agresionit të bandave lokale të të rinjve

Martë, 27 Maj 2025, 12:34

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov (në qendër) në takimin lidhur me masat e Prokurorisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov (në qendër) në takimin lidhur me masat e Prokurorisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme

FOTO: prb.bg

Madhësia e shkronjave

Pesë raste sulmesh nga bandat e të ashtuquajturave “vendas” u regjistruan në Sofje vetëm javën e kaluar. Ka të ndaluar, kanë filluar procedurat paraprake. Ngrihen akuza kundër fëmijëve mbi 16 vjeç, me të miturit punohet në dhomat pedagogjike për fëmijë. Kjo u deklarua nga Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Svetllana Dimitrova, pas një takimi me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov në lidhje me rritjen e numrit të sulmeve, raportoi BGNES. Prokuroria premtoi të marrë masa dhe të jetë e palëkundur.
"Vendasit" janë të rinj agresivë midis moshës 13 dhe 18 vjeç, shpesh nga familje të pasura, të veshur me rroba sportive të zeza, të cilët shkojnë në grupe dhe sulmojnë e rrahin njerëz të rastësishëm, duke shkatërruar pronën publike dhe private.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: prb.bg