LAJME

Artikull

DPS-DPS: Nuk ka dhe nuk mund të ketë një bashkim të DPS-së

Martë, 27 Maj 2025, 15:01

Kryetari i ri i grupit parlamentar të DPS-DPS, Hajri Sadëkov

Kryetari i ri i grupit parlamentar të DPS-DPS, Hajri Sadëkov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

"Vendimi i njëanshëm i Xhevdet Çakërov për të lënë kryesinë e DPS-DPS është një kapitullim i mjerueshëm personal ndaj Deljan Peevskit (lider i DPS - Fillimi i Ri). Veprime të tilla janë në kundërshtim të thellë me parimet morale dhe demokratike mbi të cilat është ndërtuar partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë." Kështu thuhet në një deklaratë të grupit parlamentar të "Demokracisë, të Drejtave dhe Lirive - DPS" dhe Byrosë Qendrore Operacionale të DPS, të shpërndarë në media.
"Ne deklarojmë kategorikisht se nuk mund të ketë bashkim me njerëz që shtypin dhe keqtrajtojnë një komunitet të tërë. Nuk ka bashkim dhe nuk mund të ketë bashkim me tradhtarët! Xhevdet Çakërov tradhtoi kauzën, idealet, vlerat tona, tradhtoi 200 mijë votues, tradhtoi besimin e z. Dogan", thuhet gjithashtu në deklaratë, raportoi gazetari i BNR-së Daniell Inkov.
Më herët sot, kryetari i DPS- Fillimi i Ri, Deljan Peevski, pas një takimi me Xhevdet Çakërov, njoftoi se dy fraksionet e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë - DPS-DPS (rreth Ahmed Dogan) dhe DPS - Fillimi i Ri, po bashkohen. Çakërovi vetë dha dorëheqjen si kryetar dhe anëtar i grupit parlamentar të "Demokracisë, të Drejtave dhe Lirive" - DPS dhe u bë deputet i pavarur.
Hajri Sadëkov bëhet Kryetar i Grupit Parlamentar të DPS-DPS, duke zëvendësuar Xhevdet Çakërovin. Kjo u bë e qartë pas një takimi urgjent të Këshillit Qendror të DPS-së rreth Ahmed Doganit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:BGNES