Artikull
DiscoverEU: 561 të rinj bullgarë do të udhëtojnë falas nëpër Evropë
Mërkurë 28 Maj 2025 02:05
Mërkurë, 28 Maj 2025, 02:05
FOTO: DiscoverEU
Madhësia e shkronjave
Pothuajse 36 000 të rinj, përfshirë 561 nga Bullgaria, do të jenë në gjendje të udhëtojnë falas në Evropë falë pjesëmarrjes së tyre në nismën DiscoverEU të Komisionit Evropian. Udhëtimi duhet të kryhet midis 1 korrikut 2025 dhe 30 shtatorit 2026
Të rinjtë e lindur midis 1 korrikut 2006 dhe 30 qershorit 2007 aplikuan për DiscoverEU në prill 2025. Ata do të udhëtojnë kryesisht me tren dhe do të marrin një kartë udhëtimi DiscoverEU, si dhe një Kartë Rinore Evropiane, e cila ofron akses në akomodim, ushqim, transport lokal, zbritje për vizitat kulturore, etj.
Iniciativa u ofron 18-vjeçarëve mundësinë për të parë nga afër diversitetin e Evropës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: DiscoverEU
Publikoi / Publikuan: БНР екип