MUZIKË

Artikull

"Ti je një zemër" – Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov na surprizojnë me një projekt të përbashkët

Mërkurë, 28 Maj 2025, 03:10

"Ti je një zemër" – Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov na surprizojnë me një projekt të përbashkët

FOTO: @mihaela.marinova

Madhësia e shkronjave

Dy artistë të njohur nga brezi më i ri në muzikën bashkëkohore bullgare - Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Ti je zemra ime". Rrugët e tyre u kryqëzuan saktësisht dhjetë vjet më parë në një format muzikor që i dha një fillim të shkëlqyer udhëtimit të tyre profesional. Gjatë dekadës së fundit, secili prej tyre është zhvilluar si artist i pavarur, dhe tani miqësia dhe preferencat e tyre të përbashkëta muzikore bashkohen në një këngë të tyre të përbashkët.
Tingulli bashkëkohor, i mbushur me melankoli dashurie, i detyrohet Mihaella Marinovës dhe Kristian Kostovit - autorë të muzikës dhe tekstit, si dhe producentit muzikor Angell Prodanov - Aço, i cili bëri aranzhimin.
Për Mihaellën, projekti shënon fillimin e një serie premierash të reja muzikore, të cilat mund të dëgjohen në koncertin e saj të madh më 12 shtator në Vidas Art Arena në Kopshtin e Borisit në Sofje.
Përpiloi: Diljana Traçeva Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: @mihaela.marinova