SHOQËRI

Artikull

Bullgari zotëron mbi 1 trilion leva aktive, por a ndihet i pasur?

Mërkurë, 28 Maj 2025, 04:00

Bullgari zotëron mbi 1 trilion leva aktive, por a ndihet i pasur?

FOTO: Pexels

Madhësia e shkronjave

Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm bruto të vendit, llogaritën analistët. 
Por para se të ndjeni dyshim ndaj këtyre shifrave, le të sqarojmë – 70% e kësaj pasurie i detyrohet pasurive të paluajtshme, me të cilat disponon shumica dërrmuese e qytetarëve bullgarë, dhe çmimet e të cilave janë rritur fuqishëm në vitet e fundit. D.m.th. kjo është pasuri pasive, e cila në shumicën e rasteve nuk sjell të ardhura direkte.
Макс Баклаян

Макс Баклаян

FOTO: личен архив

“Sipas mendimit tim, bullgari ndihet shumë i pasur, sepse nëse shikojmë sa janë plot lokalet, diskotekat, makinat që lëvizin nëpër rrugë, ky është simbol i statusit dhe i pasurisë. D.m.th. bullgari jeton me pasuri. Pyetja është megjithatë a është i kamur, a zotëron aktive produktive, të cilat punojnë për të ose për të, ndërkohë që ai fle. Dhe këtu përgjigjja është absolutisht ‘jo’” – është i prerë Maks Baklayan, një nga autorët e studimit dhe drejtor ekzekutiv i një kompanie që tregton valutë dhe metale të çmuara. 
Kështu për shembull vetëm 1,1% e bullgarëve investojnë në letra me vlerë, ndërsa 84% preferojnë t’i mbajnë paratë e tyre në depozita bankare përkundër interesave të ulëta dhe inflacionit që “ngre” kursimet e tyre. Dhe kjo me kusht që vetëm 22% kursejnë. Nga gjithsej 300 miliardë që janë aktive financiare, afërsisht gjysma – 145 miliardë, janë në formën e biznesit personal, që nga një pikëpamje tjetër është lajm i mirë, sepse zhvillon ekonominë, vë në dukje Baklayan.
Bullgari zotëron mbi 1 trilion leva aktive, por a ndihet i pasur?

FOTO: https://ekipbg.com

A ndihen të pasuruar bullgarët? 
“Ndjehem njeri normal – më mjaftojnë për të ngrënë, për të pirë, kam ku të jetoj, kam të ardhme, nuk do më nxjerrin nga shtëpia” – thotë Petar, pronar i një biznesi të vogël shtypshkrimi. Dhe sqaron: “Më mjaftojnë paratë për dritat, për ngrohje, për ujë, për telefon dhe për ekstravaganca. Disa njerëz pasurohen, të tjerët mbeten të varfër. Dhe ata që janë të varfër, shikojnë në pjatën e të pasurit dhe duan të bëhen edhe ata të pasur.”
Bullgari zotëron mbi 1 trilion leva aktive, por a ndihet i pasur?

FOTO: pixabay

Është normale që njerëzit të duan të kenë më shumë – arsyeton Mariana, e cila është muzikante:
“Mendoj se bullgari me të vërtetë është pasuruar, por pak – nuk mund të përballojë shumë gjëra. Dhe ai dëshiron më shumë, çdo njeri normal dëshiron të ketë më shumë.”
Bullgari zotëron mbi 1 trilion leva aktive, por a ndihet i pasur?
Jordanka nga ana tjetër është 88 vjeçe, inxhiniere në pension:
“Ndihem njeri i mesëm. Jo e pasur, normalisht, i përmbush nevojat disi. Njeri pensionist çfarë të nxjerrë? Më mjaftojnë, përafërsisht. Por të ketë më shumë është mirë. Megjithatë është më mirë, sesa më herët. Kjo është e natyrshme për bullgarin të ketë, njeriu nuk ngopet, do gjithnjë më shumë të ketë” – thotë gruaja e moshuar.
Grumbullimet sasiore deri tani nuk çojnë në ndryshime cilësore, përmbledh antropologu social Haralan Aleksandrov, me të cilin e pamë çështjen nga këndvështrimi i psikologjisë popullore:
Харалан Александров

Харалан Александров

FOTO: БНР

“Është e qartë se ka një ndryshim sasior – thjesht bullgarët janë pasuruar gjatë këtyre viteve. A ka një ndryshim cilësor është e vështirë të thuhet, por më tepër mund të thuhet se ndryshimi sasior nuk transformohet në cilësor, pasi, siç bëhet e qartë nga ky studim – pjesa dërrmuese e pasurisë është në formën e pasurive të paluajtshme, që mund të shihen si aktive, por edhe si pasive, sepse likuiditeti është dukshëm më i ulët. Ky është një model shumë tradicional. E vumë re në mënyrë të kundërt gjatë viteve ’90, kur bullgarët varfëroheshin. Natyrisht, së pari sakrifikohej konsumi luksoz, pastaj udhëtimet. Dy gjërat e fundit, nga të cilat bullgarët hiqnin dorë, ishin investimi në arsimimin e fëmijëve dhe pronësia. “Shtëpia ime është fortesa ime” – kjo në të vërtetë është kredoja e këtij populli dhe kjo zor se do të ndryshojë së shpejti, ajo është shumë e thellë dhe në një mënyrë të caktuar e lidhur me identitetin traumatizues të bashkësisë bullgare. Ke ndjesinë se bota është vend dramatik dhe kërcënues dhe dëshiron të kesh diçka për t’u kapur”, komenton Haralan Aleksandrov. 
Bullgari zotëron mbi 1 trilion leva aktive, por a ndihet i pasur?
Ka edhe parakushte të tjera për këto pikëpamje, që burojnë nga historia ekonomike e Bullgarisë, në të cilën bullgari nuk ka pasur mundësi të prekë instrumente më të larmishme investimi. Fokusi mbi pasuritë e paluajtshme ndërkohë e bën bullgarin njeri të lirë, të paprekshëm nga faktorët ekonomikë, thekson më tej antropologu social.
A do të vazhdojë të pasurohet bullgari – e ardhmja do ta tregojë. Por me siguri për momentin ndodhemi në fundin e ciklit të rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme, ku është përqendruar kryesisht pasuria jonë, paralajmëron financieri Maks Baklayan. Dhe këshillon – investimi më i çmuar që mund të bëjmë është në njohuri financiare.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Ivan Gergov, arkiv personal, BNR, pixabay, ekipbg.com, BGNES