LAJME

Artikull

Pritet vendimi i UNESCO-s për Qendrën për Arkeologji Nënujore në Sozopoll

Mërkurë, 28 Maj 2025, 06:36

Foto: Qendra për Arkeologji Nënujore në Sozopoll

Foto: Qendra për Arkeologji Nënujore në Sozopoll

Madhësia e shkronjave

Ministria e Kulturës pret që deri në fund të vitit 2025, UNESCO të miratojë kandidaturën e Qendrës për Arkeologji Nënujore në Sozopoll për t'u bërë një qendër rajonale për arkeologjinë nënujore në rajonin e Detit të Zi. Qendra do të zhvendoset tërësisht në territorin e ishullit të Shën Kirikut dhe Julitës, tha për BTA drejtori i institucionit, kryeasistenti Dr. Najden Prahov. Ai mori pjesë në forumin "Marka e Sozopolit dhe reliktet e Pagëzorit" në Sozopoll. Forumi u hap nga Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova dhe në të morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, autoriteteve lokale, klerit, turizmit, shkencëtarëve dhe arkeologëve.
Qëllimi i qendrës rajonale është të koordinojë aktivitetet e përbashkëta me vendet e tjera të Detit të Zi dhe të zhvillojë iniciativa për ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë nënujore sipas konventës së UNESCO-s.
E vetmja qendër tjetër e ngjashme në Evropën Lindore është Qendra Ndërkombëtare për Arkeologjinë Nënujore në Zadartë Kroacisë.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Qendra për Arkeologji Nënujore në Sozopoll, BTA