Artikull
Deputetët hodhën poshtë një propozim tjetër për të thirrur një referendum për euron
Mërkurë 28 Maj 2025 08:34
Mërkurë, 28 Maj 2025, 08:34
Lideri i Vëzrazhdane Kostadin Kostadinov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Parlamenti ka hedhur poshtë përsëri propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të mbajtur një referendum për miratimin e euros. 50 deputetë votuan "pro", 112 "kundër", 53 abstenuan.
Nga partitë opozitare, MEÇ, "Veliçie" dhe "Vëzrazhdane" mbështetën idenë, si dhe një deputet nga koalicioni qeverisës "BSP-E Majta e Bashkuar".
Koalicioni mbështetës i qeverisë GERB-SDS, koalicioni opozitar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" dhe koalicioni opozitar "DPS-Fillim i Ri" ishin kundër. Deputetët nga partia qeverisëse "Ka një popull i tillë", së bashku me shumicën e socialistëve nga BSP dhe përfaqësuesit e popullit nga koalicioni "DPS-DPS" abstenuan.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип