LAJME

Artikull

Shumica e bullgarëve preferojnë udhëtime turistike të pavarura

Mërkurë, 28 Maj 2025, 14:18

Shumica e bullgarëve preferojnë udhëtime turistike të pavarura

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Në tremujorin e parë të vitit 2025, udhëtime turistike kryen 1.1 milion qytetarë bullgarë. 75.7% e tyre udhëtuan vetëm brenda vendit, 20% - vetëm jashtë vendit dhe 4.3% udhëtuan si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Shtetasit bullgarë të moshës 45-64 vjeç udhëtuan më shumë (38.9% e të gjithë udhëtarëve). 1.2 milionë, ose 87.3% e numrit të përgjithshëm të udhëtimeve personale për periudhën, u regjistruan si të pavarura. Pjesa relative e udhëtimeve të pavarura pa rezervime brenda vendit është 92.1%, dhe e atyre jashtë vendit - 67.7%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay