Artikull
Gjykata ndërpreu procesin për përjashtimin e Deljan Peevskit nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri
Mërkurë 28 Maj 2025 15:35
Mërkurë, 28 Maj 2025, 15:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjykata Supreme e Kasacionit ndërpreu procesin për përjashtimin e Deljan Peevskit dhe disa personave të tjerë nga fraksioni i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Ky ndryshim vjen një ditë pasi "DPS - Fillimi i Ri" njoftoi se Xhevdet Çakërov dha dorëheqjen si bashkëkryetar i partisë. Në të njëjtën kohë, avokatët e autorizuar nga Çakërov kërkuan që gjykata të ndërpresë procesin në lidhje me ndryshimet në udhëheqjen e DPS-së, me të cilat ata që janë afër kryetarit nderi Ahmed Dogan donin të përjashtonin Deljan Peevskin si bashkëkryetar të partisë.
Midis dy fraksioneve të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë - Fillimi i Ri i Deljan Peevskit dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë - Lëvizja rreth Ahmed Doganit) ka ende disa procese të pazgjidhura në lidhje me ndryshimet në përbërjen e organeve drejtuese të Lëvizjes. Me shumë gjasa, fati i tyre do të jetë i njëjtë, sepse sipas Regjistrit të Partive Politike, përfaqësuesit e vetëm legjitimë të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë janë dy bashkëkryetarët Deljan Peevski dhe Xhevdet Çakërov, dhe pas dorëheqjes së Çakërov, mbetet vetëm Peevski, njoftoi reporterja e BNR-së Sillvija Velikova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип