SHOQËRI

Artikull

Një grup shqiponjash të zeza nga Spanja mbërritën në Rodopet Lindore

Mërkurë, 28 Maj 2025, 15:58

Një grup shqiponjash të zeza nga Spanja mbërritën në Rodopet Lindore

Madhësia e shkronjave

Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie madhështore në Bullgari. Mbërritja e tyre shënon një hap tjetër në përpjekjet e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Fondacionit “Rodopet e Egra”, të cilat që nga viti 2022 punojnë në një program për kthimin e shkabës së zezë në rajonin e malit  Rodopa. Numri i përgjithshëm i shkabave të zeza të lëshuara në rajon është tani 33, me qëllim krijimin e një kolonie në Bullgari. Vetëm tre vjet pasi filloi rikthimi i shkabës së zezë në pjesën bullgare të Rodopeve Lindore, këtë vit u regjistruan 4 çifte që kanë filluar të shumohen.

FOTO: Добромир Добрев

Pas udhëtimit të tyre tre-ditor, mysafirët me pendë nga Spanja u strehuan në një kafaz zogjsh të përshtatur posaçërisht për ta. Shpendët do të kalojnë disa muaj këtu duke u përshtatur me kushtet lokale. Pritet që shkabat të lirohen në tetor. Një ekip ekspertësh do të monitorojë zogjtë në ditët në vijim për t'u siguruar që përshtatja e shkabave po ecën normalisht.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Dobromir Dobrev