LAJME

Artikull

Nuk ka kandidatë të shërbejnë në ushtri

Enjte, 29 Maj 2025, 06:06

Nuk ka kandidatë të shërbejnë në ushtri

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

21.8% e stafit ushtarak në ushtri është i paplotësuar, pavarësisht masave të ndërmarra në fund të vitit 2024, thuhet në Raportin mbi Statusin e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Bullgarisë. Dokumenti u pranua për informacion nga komisioni përkatës parlamentar. Rezerva vullnetare është gjithashtu e plotësuar vetëm 16%, njofton BTA. Duke prezantuar raportin, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov tha se procesi i riarmatimit dhe modernizimit të ushtrisë vazhdoi dhe parlamenti miratoi një Program Investimesh në Mbrojtje deri në vitin 2032.
Bullgaria ende nuk ka marrë një përgjigje nga Shtetet e Bashkuara për blerjen e sistemit të raketave me shumë lëshime me lëvizshmëri të lartë HIMARS, njoftoi Zaprjanov. Në diskutim, ministri shpjegoi se predhat për obusët francezë CAESAR 155 mm vetëlëvizës të përzgjedhur për blerje do të prodhohen në Bullgari.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES