Artikull
Plovdivi është kryeqyteti i kanotazhit evropian deri më 1 qershor
Enjte 29 Maj 2025 06:27
Enjte, 29 Maj 2025, 06:27
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kampionati Evropian i Kanotazhit për meshkuj dhe femra u hap zyrtarisht në Bazën e Kanotazhit në Plovdiv. Kampionati Evropian do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor dhe do të përfshijë 800 kanotierë nga 33 vende. Në ceremoni, Presidentja e Federatës Evropiane të Kanotazhit Anamari Felps përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi përgatitjen e mirë për kampionatin. Pas vitit 2011 Plovdivi për herë të dytë është organizator i garës, kujton BTA.
"Plovdivi gjithmonë na ofron skenën e përsosur për gara emocionuese. U uroj fat të mbarë kanotierave që po nisin udhëtimin e gjatë drejt Lojërave Olimpike në Los Anxheles. Standardi i garave këtu është gjithmonë fenomenal dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të kthehemi në Plovdiv", tha Felps.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип