LAJME

Artikull

Ministria e Bujqësisë njoftoi se pret një korrje të mirë të grurit

Enjte, 29 Maj 2025, 08:03

Ministria e Bujqësisë njoftoi se pret një korrje të mirë të grurit

FOTO: Ministria e Bujqësisë

Madhësia e shkronjave

Ne presim një korrje të mirë të grurit cilësor, i cili do të sigurojë kërkesën e brendshme dhe eksportet pas korrjes. Rreth 90% e të korrave janë në gjendje të mirë dhe shumë të mirë, njoftoi zëvendësministri i bujqësisë dhe ushqimit, Janisllav Jançev, duke iu referuar inspektimeve të kryera nga drejtoritë rajonale të bujqësisë.
Në muajt e ardhshëm, e ardhmja e politikës bujqësore do të vendoset në Evropë, tha Jançev gjatë vizitës së tij në Ajtos, ku po zhvillohet "Dita e Fushës 2025". Ai u bëri thirrje fermerëve të jenë aktivë në debate dhe kujtoi qëndrimin konsekuent të ministrisë për të ruajtur buxhetin në të dy shtyllat për të mbështetur sektorin bujqësor në BE. Pagesat direkte dhe paratë për zhvillimin rural garantojnë stabilitetin e të ardhurave të fermerëve dhe sigurinë ushqimore të kontinentit, theksoi Jançev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Bujqësisë

Publikoi / Publikuan: БНР екип