Enjte 29 Maj 2025 09:28
Enjte, 29 Maj 2025, 09:28
FOTO: Georgi Petkov
Madhësia e shkronjave
Avioni i ri trajnues luftarak bullgar F-16 Block 70, i cili mbërriti në Bazën e Tretë Ajrore pranë fshatit Graf Ignatievo më 2 prill, kreu fluturimin e parë të procedurave në vend për pranimin e avionit luftarak shumëfunksional nga forcat ajrore, raportoi BNT.
Në fund të prillit, gjendja teknike e avionit të parë bullgar F-16 Block 70 shkaktoi reagime dhe spekulime të ashpra. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat Ajrore hodhën poshtë dyshimet se avioni ishte "i dorës së dytë" dhe "i thyer", duke shpjeguar se një devijim u zbulua në një nga sistemet e tij gjatë fluturimit për në Bullgari. Atëherë, udhëheqja civile dhe ushtarake u angazhua që F-16 të fluturonte kur të ishte plotësisht gati dhe pa rrezik shtesë për pilotët, stafin inxhinierik dhe teknik, si dhe pajisjet e reja të aviacionit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Georgi Petkov