LAJME

Artikull

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës do t'i gjobisë tregtarët me 10% të xhiros së tyre vjetore për spekulime me çmimet në euro

Enjte, 29 Maj 2025, 10:41

Rosen Karadimov dhe Maria Filipova

Rosen Karadimov dhe Maria Filipova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ne duhet të bashkohemi brenda kuadrit të ligjit për të parandaluar spekulimet me çmimet me pranimin e euros, tha kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës  Rosen Karadimov, në një konferencë për shtyp. "Nuk ka treg spekulativ që është më i fortë se shteti. Unë dhe kolegët e mi do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kundërshtuar spekulimet", tha Karadimov. Së bashku me kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Maria Filipova, ai zhvilloi një takim pune mbi koordinimin midis dy institucioneve kundër një rritjeje të mundshme spekulative të çmimeve për shkak të vënies së afërt të euros në Bullgari, njoftoi BTA. Të dy komisionet do të kontrollojnë gjithashtu për marrëveshje të ndaluara midis tregtarëve. Sanksionet për spekulime janë 10% e xhiros së vitit të kaluar dhe tregtarët janë në dijeni të kësaj, shtoi kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA